Futboll Sport

MESAZHI PAS GOLIT/ Broja: E pashë reagimin tuaj dhe do të thotë gjithçka

Armando Broja ishte lojtari i javës për Bërnlin, pasi me golin e tij i dha barazimin ekipit të Premier Ligë ndaj Bërnmuth. Sulmuesi i Kombëtares u shfaq mjaft i lumtur me një mesazh për tifozët e Bërnlit.

“Jam mbi re, që shënova golin e parë vlen sa gjithë bota për mua. Shpresoj të ketë qenë e njëjta gjë edhe për ju djem gjithashtu. E pashë reagimin tuaj dhe do të thotë çdo gjë për mua. Jeni të mrekullueshëm.

Faleminderit për tifozët që udhëtuan në transfertë dhe këdo që na pa. Do të thotë shumë për ne që morëm këtë pikë. Shpresojmë të kemi vazhdimësi dhe të shtyjmë përpara, faleminderit”, u shpreh Broja në mesazhin e tij. (VIDEO)

Goli për sulmuesin e Kombëtares në Angli mungonte prej dy vitesh. Bërnli ndërkohë mori pikë pas shtatë humbjeve radhazi në kampionat.

Related posts

“DUHET T’U VIJË TURP”/ “Shpërthen” Mancini: Këto janë autostradat italiane. Vjen në mesnatë dhe… (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Andorra-Shqipëri. Rezultati 0-1

Delo.autor

PËRBALLJA NË ÇEREKFINALEN E CHAMPIONSIT/ Dy ish-lojtarët e “Zonjës së Vjetër” sulmojnë Drejtorin e Ajaxit: Turp të kesh!

Delo.autor

Leave a Comment