Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“SHQIPËRIA? JANË EKIP I STËRVITUR MIRË”/ Southgate: Ne do të duhet të shohim nëse ata përshtaten me ne, por…

Anglia do të sfidojë Kombëtaren shqiptare nesër me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “AIR Albania”, dhe në vigjilje të kësaj supersfide ka folur në konferencë për shtyp trajneri i “Tre Luanëve”, Gerreth Sauthgejt i cili pavarësisht mungesave të rëndësishme si Rashford apo edhe Saka tekniku britanik citoi se nuk është i shqetësuar pasi ka shumë alternative në organikë. Gjithashtu tekniku anglez deklaroi se Shqipëria është një ekip i stërvitur mire nga në trajner italian me përvojë:

Shqipëria – “Ata janë një ekip i stërvitur mirë, një trajner italian me përvojë, dhe mund të shihet qartë në mënyrën se si ata luajnë. Ne do të duhet të shohim nëse ata përshtaten me ne, por ata luajnë mirë me topin dhe janë të organizuar mirë në mbrojtje, janë të organizuar mirë me lojën e tyre. Pra, si gjithmonë, ne duhet të jemi në maksimumin tonë për të fituar ndeshjen.”

Fusha- Kam dëgjuar që ata kanë pasur probleme me fushën njësoj siç ka ndodhur me “Wemblin” kur u hap. Kanë punuar shumë për ta rregulluar fushën dhe besoj se do të jetë më e mirë seç ishte kur stadiumi u inaguruar”.

Alternativat dhe mungesat – “Mazon Maunt dhe Deslan Rajs mund të jenë dyshja e mesfushës kundër Shqipërisë, ata bënë një paraqitje shumë të mirë kur luajtën së bashku ndaj Islandës. Nuk është fiks pozicioni që Maunt luan me skuadrën e tij, por besoj se është i aftë të luajë aq thellë.

Ai mund të luajë si një numër 4, si një 8-sh, por edhe si një numër 10. Po ashtu edhe Uord-Prozin e pashë mirë ndaj San Marinos, edhe Filpis është në formë të mirë, kështu që nuk jam i shqetësuar aspak. Rashford e kemi patur vetëm për një ndeshje e gjysmë nga shtatori deri më tani, kështu që mungesa e tij ka qenë një mundësi më tepër për të tjerët.”

Henderson – “Dëmtimi i Hendersonit është në një periudhë delikat sepse nuk ka mbetur edhe shumë nga Europiani. Të shohim si do të vijojë rikuperimi i tij. E di që ai do të bëjë gjithçka për të qenë në Europian, por duhet të marrin në konsideratë edhe numrin e paktë të ndeshjeve që eventualisht do të luajë pas dëmtimit. Jordan, gjithsesi, është optimist që mund t’ia dalë. Sa i përket Nick Pope, ai do të vijojë të jetë titullar, e ka pritur këtë shans dhe mendoj se e meriton.”

Related posts

COPA AMERICA/ Uruguai mposht lehtësisht Ekuadorin, shënon dyshja Suarez-Cavani

Delo.autor

GOLI “FANTAZËM” I CR7 NDAJ SERBISË/ Arbitri: I kërkova falje Ronaldos, kur e pashë rastin në dhomat e zhveshjes…

Delo.autor

HISTORIA E RRALLË/ Tifozi merr leje nga burgu për të parë Partizanin kampion pas 26 vitesh

Delo.autor

Leave a Comment