Futboll Sport

E ARDHMJA E SYLVINIOS/ FSHF rinovon kontratën për trajnerin dhe zëvendëstrajnerët Zabaleta dhe Dorival rinovojnë kontratat deri në…

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Júnior (Silvinjo), si edhe me dy zëvendëstrajnerët e tij, Pablo Zabaleta dhe Dorival Guidoni Junior, duke konfirmuar vazhdimësinë e projektit teknik që ka sjellë rezultate historike për futbollin shqiptar.

Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, FSHF bën me dije se kontrata e re me stafin teknik do të jetë e vlefshme deri në korrik 2026, me objektivin madhor kualifikimin për herë të parë në histori të Shqipërisë në fazën finale të Kupës së Botës.

“Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, Kombëtarja shqiptare ka shënuar një progres të dukshëm në organizim, identitet loje dhe rezultate, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në fazën play-off të Botërorit 2026.
Në muajin mars, kuqezinjtë do të luajnë një kapitull historik, duke u përballur në gjysmëfinalen e play-off-it me Poloninë, më 26 mars, ndërsa në rast kualifikimi, në finalen vendimtare do të përballen me fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi.

Vendimi për rinovimin e kontratës reflekton besimin e plotë të FSHF-së në stafin aktual, filozofinë e punës së ndërtuar ndër vite dhe angazhimin për stabilitet, vazhdimësi dhe ambicie të larta. Ky hap synon forcimin e mëtejshëm të Kombëtares, rritjen e konkurrencës dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e FSHF.

Related posts

EKSPERTI DE BIAZI/ ALLEGRI kishte të drejtë për COSTËN, DYBALA duhet të…

Isa.Autor

TREGON NDRYSHIMIN E MADH QË KA PËSUAR KOSOVA/ Rrëfen Kameramani anglez: 1997 në frontin e luftës, 2019 me… (FOTO)

Delo.autor

“FESTIVAL GOLASH”/ Arsenali turpëron Tottenhamin, askush si KANE në derbin e Londrës (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment