Futboll Sport

“LEGJENDAT FLASIN”/ Rrëfimi i Migjen Bashës: Nga pritja për të veshur fanellën e Kombëtares, te kualifikimi i parë në Europian

Në rubrikën “Legjendat flasin”, ish-mesfushori i Kombëtares, Migjen Basha rikthen kujtimet dhe rrugëtimin e tij me fanellën e kuqezi, një histori e jetës mbi pritjen, sakrificë dhe përkushtim absolut.

Nga pritja e gjatë për të veshur fanellën kuqezi, te netët historike që çuan Kombëtaren drejt kualifikimit të parë në një evropian, Migjeni ndalet tek emocionet, sfidat dhe krenaria për të qenë pjesë e një brezi që shkroi faqet e arta në historinë e futbollit shqiptar.

Një rrëfim që lidh të shkuarën me të tashmen dhe përcjell vlerat që fanellazi duhet të mbajnë gjithmonë: sakrifikën, disiplinën dhe besimin.

Migjen Basha i Shqipërisë

– E kujton momentin kur më shumë ftohen nga Shqipëria për të hapur ngjyrat e kuqezi? Si ishte, mund të na e rrëfesh?

– Më kujtohet shumë mirë momenti, sepse për ata që duhet të jenë pjesë e kombëtares, kanë pasur probleme me pasaportat shqiptare. Në atë kohë kisha pasaportën e Zvicrës. Aty procedura ime ishte shumë e gjatë dhe humba tre vite të mëdha Kombëtare.

E gjithë procedura u avancua në momentin kur De Biasi u afrua te Torino. U avancua, sepse donin që unë të isha pjesë e Shqipërisë sa më shpejt. Më kujtohet shumë mirë, sepse ka një kohë shumë të gjatë, unë kam marrë dritën jeshile pak kohë para ndeshjeve me Norvegjinë, në mars 2013.

E gjithë ajo kohë ka qenë pak stresuese sepse në asnjë moment se dija kur do të ishte vërtetë drita jeshile për mua. Nga ai moment kam qenë pjesë e Kombëtares dhe u hapën dyert për të gjithë çunat nga Zvicra që vinin pastaj në Kombëtare.

– Cili është momenti që nuk do ta harrosh kurrë nga fanella kuqezi?

– Momenti kur ka fillimin e një ndeshja në Armeni pasi ajo na dha kualifikimin europianin 2016. Ai ka qenë momenti më i mirë. Tre ditët përpara Armenisë kanë qenë shumë stresuese, sepse humbëm kundër Serbisë në Elbasan. Ishte më e vështirë, sepse ishte e rëndë për të humbnim edhe kundër Serbisë.

Momenti kur mbaroi ndeshja në Armeni ishte gëzimi i madh për të gjithë, sepse ishte hera e parë. Në atë moment, askush nuk e priste që Shqipëria të ishte e dyta në grupin pas Portugalisë, sepse është në një grup të vështirë. gëzim ishte shumë i madh.

– Cila ishte ndeshje më e mirë për ty me Kombëtaren dhe pse?

Më e vështirë sa i përket rezultatit është ajo kundër Serbisë, humbëm 0-2 në Elbasan, sepse ka qenë në momentet e fundit. Të gjithë kemi menduar se rezultati do jetë 0-0, pastaj pësuam një gol me kundërsulm dhe humbëm shpresat. Ai ka qenë momenti më i vështirë dhe dyfish e bën të lehtësohet kundër Serbisë.

– E nise me fitoren ne transferten e Norvegjise dhe e mbylle me thyer ndaj Islandes. Kush është pishmani yt me kombëtaren në 34 ndeshje të luajtura?

Pengu më i madh është fakti që është larguar nga shteti kombëtar disa muaj para inagurimit të stadiumit “Air Albania”. Dhe nuk e kam pasur fatin që të luaj një ndeshje në këtë stadium. Sepse realisht, kur e sheh një ndeshje sot në televizor apo në stadium, është një moment shumë i mirë dhe atmosfera është shumë e mirë.

Përveç se unë i kujtoj me shumë mall edhe momentet që kemi qenë në “Qemal Stafa”. Edhe atëherë ka qenë atmosfera super. Fakti që nuk kam luajtur një ndeshje në stadiumin e ri e kam disi peng. Por të gjitha momentet që kam pasur me Kombëtaren kanë qenë super.

– Tetor 2015, Jerevan, Armenia kundër. Na përshkruaj pak atë fitore historike që na kualifikimet evropiane për herë të parë.

Të thashë, kemi pasur shumë stres në ndeshjen përpara Armenisë sepse humbja me Serbinë bëri që mos të ishim të qetë. Në fillim të ndeshjeve u ndjen, sepse Armenia raste për të shënuar. Nëse shënon në fillim, kthehet në problem më pas. Realisht patem fat që u bë 0-1 për ne dhe më pas 0-2, 0-3 final. Dhe kjo na bëri të liroheshim dhe të gëzoheshim për kualifikimin në Europian.

– Ndeshjet me Armeninë janë arsye për ju edhe për një tjetër. Më parë ndaj kishte debutuar me Shqipërinë edhe Vullneti, vëllai yt. Si u ndjeve si vëlla për të?

Krenari i madh sepse Vullneti ishte në momente të mira të jetës. Kam qenë lojtari i parë që vija nga Zvicra sepse pastaj u hapën dyert dhe erdhën Vullneti, Abrashi, Taulanti, Ajeti. ishte krenari e madhe. Por vendsht, pastaj Vullneti pati probleme dhe nuk i shkoi si duhet. Po prapë se prapë, luajti një ndeshje me fitore. Ka filluar, ka mbaruar mirë dhe u largua. Prapë se prapë jam krenar.

– Për të qëndruar tek emocionet. Na trego pak më shumë për Euro 2016. Ndjesia kur mësove se kishe emrin në listën, eksperiencën në Evropë, fitorja me Rumaninë.

Emocionet ishin të ndryshme. Në Austri ishim diku te 27 lojtarë, nuk më kujtohet mirë. Dhe në fund të marrëve, 4 lojtarë duhet të largohen sepse lista nuk dihej. Ka qenë stres jo vetëm për mua, por për të gjithë sepse nuk e kishim të sigurt kush do të ishte në listë.

Momenti kur doli emri, që do të jetë pjesë e finaleve, ka qenë shumë gëzim. Në ndeshjet me Zvicrën dhe Francën nuk kam qenë titullar, por në ndeshjen me Rumaninë isha në fushë, ku edhe fituam. Kemi bërë një fitore që pas asaj, nuk e dinim nëse kishim ende shanse për t’u kthyer më tej. Ka një eksperiencë shumë të madhe dhe të mirë për ne.

– Nëse do të jetë para një propozimi, për të qenë pjesë e Euro 2016 apo Euro 2024, çfarë do të bëjë zgjidhje?

– Euro 2016. Nuk e ndërroj sepse ishte hera e parë për ne. Ndoshta nuk kishim shanse në fillim sepse kishim Portugalinë, Danimarkën, Serbinë.

Pastaj ishim ne dhe Armenia. Por ajo që ndodhi me Serbinë, nuk kemi qenë një skuadër që fituam në Portugali 1-0, kemi bërë 0-0 me Danimarkën në transfertë dhe 1-1 me danezët këtu. Nuk ishte e lehtë për të bërë dhe për ne. Nuk e ndërroj. Ai grup ka qenë shumë i mirë dhe nuk ka arritur të kualifikohet për në Euro 2016.

Related posts

Goli i çmendur i Antoine Griezmannit

Q.Autor

E TRISHTË/ Publikohet VIDEO-ja, ja çfarë po bënte Astori pak minuta para se të vdiste

Q.Autor

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë: Kolumbia udhëheq kundër Polonisë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment