Në Madrid, në radhët e Atletico-s, Julian Alvarez është kthyer në një çështje, kjo pasi “bomberi” argjentinas po kalon në periudhën më të vështirë. Mungesave e golave këtë sezon ka bërë në Madrid të reflektojnë seriozisht për largimin e Alvarez. Në Spanjë, mediat flasin me bindje se Julian Alvarez është kthyer në objektin kryesor të Barcelonës, me Hansi Flick që sheh tek Alvarez zëvendësuesin ideal të Robert Lewandowski-t.
Për të arritur tek Alvarez, Barçë dhe duhen minimalisht 80 milionë euro për të Blerë kartonin e tij, një shifër jo e vogël duke pasur parasysh problemet e theksuara që ka klubi blaugrana. Pavarësisht faktit, bordi drejtues i Barcelonës ka lejuar për të negociuar me Alvarez në fund të vitit, në verë, por më parë duhet të lirohen nga Robert Lewandowski, më saktë nga paga e tij shumë e lartë. Për “bomberin” polak ka oferta konkrete nga MLS, ndërsa Barça ka bërë të qartë se nuk do të ketë një kontratë të re.

Jo vetëm Barcelona, interesim për Alvarez kanë shfaqur edhe ekipe të rëndësishme në Premier League, ekipe si Man.United dhe Liverpool, por Alvarez pëlqejnë shumë edhe nga Luis Enrique, madje PSG është gati të futet në negociata me Atletico Madrid që ka para kesh, ose shkëmbim me lojtarë.
