Basketball Sport Të tjera

MASAT NDAJ KORONAVIRUSIT/ NBA mbyll dhomat e zhveshjes, lojtarët me uniformat e veshura që në hotel

Ditët kur yjet e NBA-së zbrisnin në fushë për të bërë nxehmjen para ndeshje me uniforma dosido, sipas kontratave që ata kishin me sponsorë të ndryshëm, kanë përfunduar. Të paktën për momentin. Kjo gjë nuk do të ndodhë në Orlando, ku nga 30 korriku do të rinisin ndeshjet e kampionatit, të ndërprera që në mars për shkak të koronavirus.

NBA ka miratuar një protokoll, i cili detyron lojtarët të paraqiten në fushën e lojës të veshur me uniformën e ndeshjes. Madje të gjithë basketbollistët do të jenë të veshur me uniformën e lojës që në momentin që dalin nga dhoma e tyre e hotelit. Kjo masë merret për të reduktuar në maksimum veprimet në grup në dhomat e zhveshjes.

Për këtë arsye, çdo lojtar do të përgatitet që në dhomën e tij të hotelit dhe më pas do të hipë në autobus i veshur me uniformën e ndeshjes. Sipas NBA-së, kështu respektohet distancimi social, për të reduktuar edhe kohën që lojtarët të qëndrojnë së bashku. Gjithsesi, jo të gjithë lojtarët e kanë mirëpritur këtë vendim të NBA-së.

Related posts

Ducati thumbon Lorenzo/ Fitore e vonuar, javës tjetër zgjedhim pasardhësin

Sadik.Autor

GJITHMONË PROVOKUESE/ Wanda Nara i uron mbrëmje të këndshme fansave me format e saj seksi (FOTO)

Delo.autor

ASKUSH SI RONALDO/ Ylli portugez mposht Messin dhe Michael Jordan

Delo.autor

Leave a Comment