Futboll Sport

ZYRTARE/ Ndalohen ndeshjet në udhëtim për tifozët e Romës dhe Fiorentinës deri në fund të sezonit

Ministria e Brendshme në Itali ka vendosur pezullimin e udhëtimeve të organizuara për tifozët e Romës dhe Fiorentinës deri në përfundim të këtij sezoni në Serie A. Vendimi erdhi pas përleshjeve të fundjavës së kaluar në autostradë midis grupimeve të tifozëve të dy klubeve, si edhe për shkak të precedentëve të mëparshëm të konsideruar problematikë brenda dhe jashtë vendit.

Para shpalljes së masës, presidenti i Lega Serie A, Ezio Simonelli, komentoi situatën duke theksuar se sjelljet e tilla dëmtojnë imazhin e futbollit italian.

“Ajo që ndodhi është shumë serioze. Po bëjmë kaq shumë për të ndërtuar një imazh të pastër të futbollit dhe këto gjëra absolutisht nuk ndihmojnë. I dërgova një mesazh mirënjohjeje policisë për përpjekjet e tyre në ruajtjen e rendit publik”, tha ai.Kreu i Serie A e mbylli deklaratën me një thirrje të fortë.

“Futbolli italian nuk mund të lejojë që sporti të përzihet me çështje kriminale dhe përleshje që rrezikojnë shëndetin e njerëzve”, tregoi Ezio Simonelli.

Related posts

FITOI GJITHÇKA/ Zidane paralajmëron Lopetegui: Kur je te Real Madridi, duhet të fitosh…

Isa.Autor

Kroos: Champions League na jep superfuqi

Sadik.Autor

LORENC JEMINIT JA DËGJOJNË FJALËN NË BRAZIL/ 14 minuta shtesë në Gremio-River Plejt

Isa.Autor

Leave a Comment