Mançeti ka një fitore shumë të rëndësishme në luftën për titullin kampion në Angli, duke mundur me shifrat 2-1 Liverpulin në një ndeshje të mbyllur mes kaosit.
Sfida ishte shumë e luajtur me skuadrat që shpërdoruan disa raste të mira, për t’u ndezur në minutat e fundit të saj. Fillimisht ishte Szoboszlai i cili me një goditje dënimi spektakolare gjeti avantazhin duke shtangur Donarumën.
Pak minuta më vonë, shifrat u barazuan me Bernardo Silvan pas asistit të Haland. Sapo filluan minuta, Nunjes nga djathta fitoi penallti pasi u ndal në mënyrë të parregullt nga Alison, me avokatin që bëri shenjë nga pika e bardhë mes protestave të vendasve. Haland nuk gaboi dhe i dha avantazhin të tijve, të cilët u kthyen thuajse të gjithë në mbrojtje.
Liverpuli sulmoi në kërkim të barazimit, por ishte Siti që gjeti të tretin me Sherki i cili gjuajti që nga mesfusha. Megjithatë, para se të shkonte në rrjetë, Szoboszlai tërhoqi Haland dhe ky i fundit bëri të njëjtën gjë, me gjyqtarin që pas verifikimit me VAR anuloi golin dhe dha të kuq për lojtarin e Liverpulit. Një fond kaotik që nuk u kuptua nga asnjëra skuadër, por që gjithsesi solli tre pikë për Sitin që mban gjallë garën për titullin duke ndjekur me 6 pikë Arsenalin kryesues.
LIVERPULI 1-2 MANÇESTER SITI
74′ Szoboszlai / 84′ Bernardo Silva, 90′+3′ (p) Haland
Goli i Sherki që u kthye në goditje dhe i kuq për Szoboszlai ( VIDEO )
Goli i Halandit ( VIDEO )
Penalltia e Akorduar për Sitin ( VIDEO )
Goli dhe Bernardo Silva ( VIDEO )
Goli i Szoboszlai ( VIDEO )
FORMACIONET ZYRTARE
LIVERPUL (4-2-3-1): Alison; Szoboszlai, Konate, Van Dajk, Kerkez; Gravenbersh, MakAlister; Salah, Virc, Gakpo; Ekike.
Trajner: Arne Slot
MANÇESTER SITI (4-3-3): Donaruma; Nunes, Kusanov, Guehi, Ait Nuri; Silva, Rodri, O’Railli; Semenio, Haland, Marmush.
Trajner: Pep Guardiola
