Sport Të tjera

RIKTHIM TE SUKSESI/ Jannik Sinner triumfon në Indian Wells, mund Medvedev në finale

Jannik Sinner ka fituar turneun prestigjioz të Indian Wells 2026, pasi në finale mposhti rusin Daniil Medvedev në një përballje shumë të balancuar që zgjati 1 orë e 55 minuta.

Tenisti italian u imponua me rezultatin 2-0 në sete, të dyja të fituara në “tie-break”, 7-6 dhe 7-6, duke treguar qetësi dhe vendosmëri në momentet vendimtare të ndeshjes.

Finalja u karakterizua nga një dominim i shërbimeve dhe shumë pak mundësi “break”. Në setin e parë, Sinner pati dy raste për të marrë avantazhin në lojën e gjashtë, por Medvedev arriti t’i anulonte. Megjithatë, në “tie-break” italiani u tregua më i saktë dhe e fitoi setin 8-6.

Edhe seti i dytë ishte po aq i luftuar dhe u vendos sërish në “tie-break”. Medvedev kryesoi 4-0, por Sinner reagoi në mënyrë spektakolare duke fituar shtatë pikë radhazi dhe duke mbyllur setin 7-4.

Me këtë sukses, 25-vjeçari italian siguron titullin e 25-të në karrierë dhe i afrohet vendit të parë në renditjen botërore të ATP-së, ku kryeson spanjolli Carlos Alcaraz, i cili u surprizua në gjysmëfinalen e këtij turneu nga Medvedev.

Related posts

2 GOLA NË 120 SEKONDA NDAJ VALENCIAS/ Ancelotti: Fat që kemi Vinicius dhe Benzema, janë sulmues…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Partizani-Flamurtari, nis pjesa e dytë. Rezultati 1-0

Delo.autor

SPEKTAKËL NË “ALLIANZ STADIUM”/ Sulmuesi Morata ndëshkon Lazio-n me 2 gola për 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment