Futboll Sport

PAMJET/ Theu rekordin e Eto’o dhe hyri në historinë e Mallorcës, ja si e nderoi klubi spanjoll yllin e Kosovës

Vedat Muriqi ka hyrë në historinë e Mallorcës, pasi është bërë golashënuesi më i mirë i klubit në La Liga, duke kaluar një emër legjendar si Samuel Eto’o.

VIDEO

Sulmuesi kosovar arriti këtë rekord pas dy golave të shënuar ndaj Rayo Vallecano, duke shkuar në kuotën e 55 golave për klubin, një më shumë se Eto’o.

Pas ndeshjes, Muriqi u prit me nderime në muzeun e klubit, ku vendosi edhe këpucët e tij si simbol i momentit historik. Mallorca publikoi edhe një video nga vizita e tij, duke shkruar: “Këpucët historike shkojnë direkt në muzeun e Mallorca-s.”

Sulmuesi shqiptar i Kosovës po kalon një formë të mirë edhe në garën për golashënuesin më të mirë të sezonit, ku aktualisht ka 21 gola dhe ndodhet pranë liderit Kylian Mbappé, duke mbetur në garë për “Këpucën e Artë” në La Liga.

Related posts

SLLOVENI-KOSOVË/ “Dardanët” luajnë shansin për të siguruar vendin mes dy kryesuesve, publikohen formacionet zyrtare

F.autor

Plaku: Ndeshja e parë me Valleta është me shumë rëndësi

Sadik.Autor

E BUJSHME/ “Shpërthimi” i Contes pas humbjes me Bolognan, ja 6 lojtarët që do largohen nga Interi

Delo.autor

Leave a Comment