“Merr ose lëre, zero skonto për Eresnt Muçin”. Serdal Adali, presidenti i Beshiktashit është i prerë në këtë pikë. Çdo skuadër që kërkon kartonin e Ernest Muçit duhet të paguajë çmimin e fiksuar në klauzolë, 12 milionë euro. Në fakt, para kohësh, aludohej se Trabzonspor duhet të paguante 8,5 milionë euro për të Blerë kartonin e sulmuesit kuqezi, por si duket kjo shifër nuk ka qenë e saktë.
Beshikta e vlerëson me 12 milionë euro kartonin e yllit shqiptar, kjo e fundit është shumë ka stepur spor, me këtë që nga kohësh nuk ka nevojë.
I paqartë në lidhje me të ardhmen e tij u shfaq edhe vetë Muçi, i pyetur pas ndeshjes kundër Gençlerbirliği ku realizoi një super gol duke i dhënë ekipit të tij një biletë për në finalen e Kupës së Turqisë.
Një gjë e sigurt është se lojtari është i qëndrueshëm në Trabzon. Palët kanë kohë deri më 20 maj për të gjetur një marrëveshje finale, pas kësaj date nëse Trabzonspor nuk paguan 12 milionë euro, Muçi do të rikthehej edhe një herë në Stamboll, te Beshiktash, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij.
