Futboll Sport

MILIONA EURO PËR MUÇIN/ Zbulohen dy klubet e Bundesligës pas futbollistit të Kombëtares

Trabzonspor ka refuzuar 12 milionë euro për Ernest Muçin. Së fundmi janë zbuluar dy klube të Bundesligës që kanë shprehur interes për futbollistin shqiptar.

Hofeneheim dhe Eintraht Frankfurt informuan së fundmi Trabzonsporin, që janë të interesuar për Muçin. Burimi është Serdar, i njohur për lajmet që lidhen me Trabzonsporin.

Hofenheim ka treguar se beson te futbollistët shqiptarë. Pjesë e tij janë Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani.

Trabzonspori ndërkohë nuk do të heqë dorë lehtë nga shërbimet e Muçit. Për ta afruar në ekip janë shpenzuar 9,5 milionë euro në total.

Muçi mund të jetë drejt një aventure të re pas kësaj në Turqi. Më parë ka shkëlqyer në Shqipëri dhe Poloni.

Related posts

I ÇMENDUR PAS 21-VJEÇARIT/ Vieira: Është si Parlour dhe Frank Lampard

Delo.autor

“LEGJEONARËT”/ Shkëmbim mes shqiptarësh, Torino do Kumbullën dhe ofron…Vojvodën

Delo.autor

PRITET ATMOSFERË “SPORTIVE”/ Ibra shkon në Sanremo me partneren e sulmuesit të Juventusit

Delo.autor

Leave a Comment