Futboll Sport

RIKTHEHET MOU/ Real paguan klauzolën, në merkato “ëndrra” quhet Julian Alvarez

Real Madrid po përgatitet për një revolucion të ri. Klubi madrilen është shumë pranë rikthimit të José Mourinhos në stol, pasi ka aktivizuar klauzolën e largimit prej 15 milionë eurosh në kontratën e trajnerit portugez me Benficën.

“Special One” pritet të rikthehet në “Santiago Bernabéu” pas 13 vitesh, me misionin për ta rikthyer Realin te trofetë pas dy sezoneve pa suksese madhore. Ndërkohë, Benfica ka reaguar menjëherë duke emëruar Marco Silvën si pasues të Mourinhos.

Por lëvizjet e Florentino Pérez nuk ndalen këtu. Presidenti i madrilenëve ka hedhur sytë edhe te merkatoja, duke paraqitur një ofertë prej 150 milionë eurosh për sulmuesin argjentinas Julián Álvarez.

Megjithatë, Atlético Madrid ka refuzuar menjëherë ofertën, duke iu referuar klauzolës së lirimit të lojtarit, e cila arrin në shifrën marramendëse prej 500 milionë eurosh.

Pavarësisht interesimit të Real Madridit dhe Barcelonës, klubi “colchonero” mbetet i vendosur ta mbajë sulmuesin argjentinas, i cili pritet të jetë një nga emrat më të spikatur të Kupës së Botës 2026.

Kështu, ndërsa Mourinho është shumë pranë rikthimit në Madrid, beteja për Julián Álvarez sapo ka filluar.

Related posts

ZYRTARE/ Emmanuel Egbo largohet nga Bylis, ballshiotët emërojnë në stol Nevil Deden

F.autor

Kategoria e Parë/ Grupi A: Korabi në avantazh ndaj Ilirisë, Vora shënon 2 gola për 10 minuta

Isa.Autor

I PASKA IKUR TRURI/ Maradona “TËRBOHET”: Ja reagimi i pakuptimtë ndaj arbitrit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment