Futboll Sport

THUMBIM EDHE PËR ALGERIN? Ibrahimoviç nuk e kursen Kuman pas eliminimit të Holandës: I papërshtatshëm, si një trajner italian

Eliminimi i Holandës me penallti përballë Marokut ka bërë shumë bujë dhe është shoqëruar me akuza të shumta ndaj “tulipanëve” e sidomos trajnerit Ronald Kuman, i cili nuk ishte në gjendje të ndërtonte një ekip në lartësinë e emrit. Mes atyre që kanë kritikuar ashpër, ka qenë edhe Zlatan Ibrahimoviç.

Drejtuesi i Milanit, një prej opinionistëve për rrjetet amerikane të transmetimit gjatë Botërorit, nuk është kursyer me komentet ndaj teknikut, duke e krahasuar me trajnerët italianë, gjë që shumëkush e ka interpretuar si një thumbim ndaj Masimiliano Alegrit dhe futbollit që ai kishte aplikuar të kuqezinjtë.

“Kjo humbje është përgjegjësi e Kuman. Nuk njoha Holandën që unë admiroj. Ka humbur duke ofruar një futboll që nuk ka asgjë të bëjë me identitetin e “Oranje” dhe kjo më inatos. Mund edhe të humbësh, por pa hequr dorë nga parimet e tua, pasi është pikërisht ajo që përkufizon një skuadër.

Lojtarët ishin qartësisht në vështirësi. Nuk kishin kontrollin e ndeshjes, nuk ia dilnin të bëheshin të rrezikshëm në sulm dhe paraqitja ishte shkatërrimtare. Për mua përgjegjësi kryesor është Kuman. E cilësoj absolutisht të papërshtatshëm për atë rol. Me të vërtetë i papërshtatshëm. Dukej si një trajner italian që luan për të mos humbur”, ishin fjalët e tij.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Pritet të largohet nga Barcelona, ylli Griezmann drejt kalimit në Serie A tek…

Delo.autor

“EL CLASICO”/ Barcelona-Real Madrid “mposht” COVID-19, rihapen baret për super sfidën

Delo.autor

UNIK/ IBRAHIMOVIC “harron” FUTBOLLIN dhe i futet drejtimit të një…HARLEY DAVIDSON

Isa.Autor

Leave a Comment