Futboll Sport

GALLATASARAJI E KA SERIOZISHT PËR LEAON/ Milan refuzon ofertën e parë për portugezin

E ardhmja e Rafael Leaos mbetet një nga çështjet më interesante të merkatos së verës për Milanin. Në orët e fundit, kuqezinjtë refuzuan një ofertë prej 30 milionë eurosh, plus 5 milionë euro bonuse, nga Gallatasaraji– klub që është i interesuar për të afruar sulmuesin portugez – pasi e konsideruan propozimin të pamjaftueshëm.

Mbetet për t’u parë nëse Gallatasaraji do të paraqesë një ofertë të përmirësuar, por – mbi të gjitha – cilat janë synimet e vetë lojtarit. Leao iu bashkua sërish shokëve të skuadrës në grumbullim më 29 korrik; ai e ka rifituar buzëqeshjen dhe gëzon një marrëdhënie të shkëlqyer me Amorimin dhe stafin e tij.

Related posts

YLLI GOMEZ DREJT LARGIMIT NGA ATALANTA/ Drejtori sportiv i Milan-it: Ne nuk duam të përfshihemi në këtë çështje

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Dortmund mposht me “MANITA” Hertha Berlin, Haaland shpallet “Golden Boy”

Delo.autor

NAPOLI-MILAN/ Rindizet sfida në “San paolo”, Mertens MPOSHT portierin Donnarumma (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment