Futboll Sport

LAJME TË KËQIA PËR INTERIN/ Atletico Madrid ndërhyn në tratativën për Cuti Romero-n

Nuk vijnë lajme të mira nga Spanja për Interin në lidhje me Cuti Romero. Kjo sepse Atletico Madrid, rivali kryesor i zikaltërve për mbrojtësin argjentinas, po përgatitet të mbyllë tre largime që do t’i hapin rrugën afrimit të ish-lojtarit të Atalantës, i cili është objektivi numër një i trajnerit Diego Simeone.

Klubi madrilen është pranë shitjes së Thiago Almadës te River Plate, një marrëveshje që do t’i sjellë rreth 20 milionë euro në arkat e Atletico-s. Kjo shumë është 10 milionë euro më pak se ajo që klubi spanjoll synon t’i ofrojë Tottenhamit për të siguruar kartonin e Romero-s. Vetë mbrojtësi argjentinas e ka vendosur kampionatin spanjoll në krye të preferencave të tij.

Atletico Madrid po punon gjithashtu për largimin e Nahuel Molina-s, i cili pritet të kalojë te Roma, ndërsa po përballet me presionin e Aston Villa-s për transferimin e mbrojtësit italian Ruggeri. Me përfundimin e këtyre tre operacioneve, klubi spanjoll do të krijonte hapësirën e nevojshme në listën e pagave dhe do të kishte fondet për të finalizuar blerjen e Romero-s.

Mbrojtësi argjentinas është gjithashtu një kërkesë konkrete e trajnerit të Interit, Cristian Chivu, për përforcimin e repartit të prapavijës. Ndërkohë, Tottenham, i drejtuar nga De Zerbi, e ka pranuar mundësinë e largimit të 28-vjeçarit, por kërkon një shifër mes 40 dhe 45 milionë eurosh për kartonin e tij.

Related posts

De Laurentiis vazhdon luftën me “armikun”: I dhamë gjithçka, nuk na dha asgjë

Isa.Autor

Lazio ndihmon Liverpool kundër Roma-s në Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

NJË SKUADËR NGA E PARA/ Njihuni me 14 largimet e Laçit

Delo.autor

Leave a Comment