Futboll Sport

Trajneri i Suedisë: Portieri i Anglisë bëri diferencën, mund të ishim kualifikuar ne

“Kishim përballë një rival shumë të fortë dhe nuk ishte e lehtë të krijonim raste shënimi ndaj një ekipi që praktikisht luan me 5 mbrojtësa”, ka qenë deklarata e dhënë nga trajneri i kombëtares së Suedisë, Janne Anderson, që u eliminua nga Botërorin “Rusi 2018”, pas humbjes 2-0 ndaj Anglisë. Kjo arritje deri në çerekfinale konsiderohet si një sukses për Suedinë, që para Botërorit la në shtëpi Holandën e Italinë, por më pas edhe kampionët në fuqi të Gjermanisë, që nuk e kaluan grupin.

“Përgëzoj Anglinë për fitoren dhe besoj se janë mjaftueshëm të fortë për të triumfuar në këtë Botëror. Janë të fortë, të mirë-organizuar dhe mendoj se janë në gjendje të shkojnë deri në fund të turneut”, tha Andersson. “Më vjen keq që tërhiqemi tani, por ky është futbolli, nuk mund të bënim më shumë. Portieri i Anglisë bëri mrekullinë, shpëtoi 3 gola të sigurtë dhe mund të festonim në në rast se do t’i konkretizonim ato raste”, deklaroi trajneri Janne Andersson.

Related posts

SHERRI ME CONTEN VAZHDON EDHE JASHTË FUSHE/ “Demi” Lautaro sfidon teknikun “Zikaltër” në një ndeshje… boksi (VIDEO)

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË LA LIGA/ Reja e sheh si zgjedhje të dytë, në Spanjë shpallin Balliun si “Lojtari i Muajit”

Delo.autor

QETSOHET GATTUZO/ Vjen LAJMI I MIRË para përballjes me Juventusin

Isa.Autor

Leave a Comment