Futboll Sport

Modric: Nuk më intereson “Topi i Artë”, Kroacia nuk do të ndalet

Mesfushori Luka Modric u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes midis Kroacisë dhe Rusisë, me kroatët që u kualifikuan për në gjysmëfinale të Botërorit pas penalltive. Ylli i Real Madridit, i cili shënoi një nga pesë penalltitë, u cilësua si lojtari më i mirë për të tretën herë deri tani në kompeticion. Modric u shfaq tepër i lumtur për këtë sukses, edhe pse vuajtën shumë, ndërsa analizoi kundërshtararin e radhës në gjysmëfinale (Anglia) teksa foli edhe për “Topin e Artë”.

“Topi i Artë”: “Nuk jam i shqetësuar për këtë. Le të shohim se çfarë do të ndodhë. Për mua gjëja më e rëndësishme është suksesi i Kroacisë”.

Karakteri: “Ne kemi treguar një karakter të shkëlqyer sërish nga pika e bardhë e penalltisë dhe ne jemi në gjysmëfinalet 20 vjet më vonë”.

Lumturia: “Në këtë moment është e vështirë të flitet për zbulimet e skuadrave, jam i lodhur dhe i lumtur për fitoren, asgjë më shumë”.

Penalltia e tij: “Topi hyri në atë që është e rëndësishme, ne duam të vazhdojmë të shkruajmë historinë. Nga 10 unë jam i lumtur 11”.

Besimi: “Ne nuk duam të ndalemi, kemi shumë besim dhe duam të shkojmë një hap më tej për të qenë në finale. Anglia do të jetë një kundërshtar i ashpër, si pjesa tjetër në këtë Kupë të Botës”.

Anglia: “Së pari ne duhet të kalojmë në raundin tjetër që që është Anglia dhe nuk i besojmë vetes për këtë që kemi arritur. Ne kemi besim tek vetja dhe mendojmë se kjo skuadër mund të arrijë edhe më shumë”.

Related posts

THA “PO”/ Më në fund, Icardi thyen heshtjen, flet për të ardhmen! (FOTO)

Delo.autor

Milani me 5 yje/ Kuqezinjtë gjejnë rrugën e rrjetës edhe me Bonaventurën

Sadik.Autor

FOTO/ Dybala thumbon Milanin, Gattuso nuk përmbahet: Nëse Juve fiton Champions, unë do pres…

Q.Autor

Leave a Comment