Futboll Sport

Partizani INJORON Edgar Çanin, menaxheri tregon të ardhmen e lojtarit

Situara e sulmuesit të Partizanit Edgar Çani ka marrë një kthesë të papritur kur klubi zyrtarizoi mospërfshirjen e tij në listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e Europa LEAGUE. Vendimi i fundit ka krijuar dyshimin se kryeqytetasit po ushtrojnë presion ndaj sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë për të kërkuar largimin nga “Demat e Kuq”.

Në lidhje me të ardhmen e 28-vjeçarit ka folur agjenti i tij Mario Cenolli i cili ka garantuar vazhdimin e kontratës dhe qëndrimin me klubin e Partizanit, pavarësisht sjelljes së fundit nga drejtuesit. Ai thekson se klienti i tij nuk ka asnjë arsye të largohet nga kryeqyteti pasi është përkushtuar maksimalisht në stërvitje me skuadrën. Cenolli beson se janë drejtuesit e Partizanit ata që duhet të shpjegojnë shkakun e lënies jashtë grumbullimit të Çanit.

Lojtari mbërriti nga Italia në Tiranë në merkaton verore të kaluar dhe një pjesë të mirë të sezonit e kaloi jashtë fushave për shkak të dëmtimit mosaktivizimit të plotë nga trajnerët e Partizanit.

Related posts

HEDH POSHTË OFERTËN E JUVENTUS/ Trajneri Pochettino: Për mua klubi më i mirë është…

Delo.autor

GOLEADORËT NË GJUMË/ Njihuni 10 yjet qe nuk kanë arritur të shënojnë në këtë sezon 

Isa.Autor

E FRIKSHME/ Boca-River Plate, stadiumi dridhet si “GJINKALLË” nga tifozët (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment