Sport Tennis

U TËRHOQ NGA GRAND SLAM “US OPEN”/ Tenisti Novak Djokovic: Dëmtimi është serioz, nuk besoj se…

Tenisti serb Novak Djokovic, numri 1 në botë për meshkuj, aktualisht ndodhet në Beograd, ku po kalon një periudhë pushimi me familjen. Gjithsesi, ai vazhdon rehabilitimin pas dëmtimit në shpatull, që e detyroi të tërhiqet nga grand slam i US Open.

“Nuk e di se kur do të rikthehem, nuk kam një datë të saktë. Çdo ditë po kryhej fizioterapi. Për fat të keq, dëmtimi ishte më serioz nga sa imagjinoja. Shpresoj të rikthehem sa më shpejt”, tha Djokovic.

Më tej, tenisti serb tha: “Të shohim se si do të shkojnë gjërat këtë javë dhe nëse do të jem gati për turnetë që zhvillohen në Azi”. Djokovic shpreson të mos kryejë sërish operacion në shpatull. Ai shkoi për një kontroll të imtësishëm në Zvicër javën e kaluar.

Related posts

ETNIK BRRUTI ZGJEDH KOMBËTAREN/ Armand Duka i përgjigjet kritikëve në Kosovë: U ndje shqiptar, uroj ta ketë vizën në kohë

F.autor

TRIUMFON NDAJ BECKFORD/ Boksieri Alban Beqiri nuk ndalet, siguron çerekfinalet e Botërorit

Delo.autor

KOMBËTARJA MBËRRIN NË ISLANDË/ Edy Reja nis përgatitjet finale për sfidën kualifikuese

Delo.autor

Leave a Comment