Futboll Sport

Beckham dhe Ibrahimovic, suedezi i plotëson dëshirën legjendës së “Tre Luanëve”

Basti midis David Beckhamit dhe Zlatan Ibrahimovicit është fituar nga ish-kapiteni i Anglisë. Dy legjendat sfiduan njëri tjetrin për ekipin që do të kualifikohej në gjysmëfinale midis Anglisë dhe Suedisë. Ibra i kishte premtuar mesfushorit se nëse “Tre Luanët” fitonin, ai do të vinte në Wembley i veshur me fanellën e Anglisë dhe do të hante patate të skuqura dhe peshk.

Ndërkohë ai i kërkoi legjendës së Manchester United dhe Real Madridit se nëse Suedia e tij triumfonte, Beckham duhej të vinte Suedi për t’i blerë ish-sulmuesit të Interit, Barcelonës dhe Milanit çdo gjë që ky i fundit dëshironte te firma imobilare “IKEA Sverige” për t’i marrëm vete në Los Angeles.

Sot suedezi ka kthyer përgjigje në “Instagram” Beckhamit duke i premtuar se do të respektonte kushtet e bastit.

” David Beckham, po vij. Urime!”

Ndërkohë ish-kapiteni i Suedisë ka përgëzuar shokët e tij verdheblu duke propozuar që për secilin prej tyre meritonin medoemos një “Top të Artë”.

Related posts

Alessandro De Piero: 2018-ta, viti i Dybalas

Sadik.Autor

LIVE/ Starton ndeshja Europa League Frankfurt-Arsenal

Delo.autor

HISTORIKE/ Skuadra kanadeze shpallet për herë të parë kampione në NBA

Delo.autor

Leave a Comment