Sport Të tjera

“TOKIO 2020″/ Pasuesi i Usain Bolt është italian, Lamont Jacobs është kampioni olimpik në 100 metra

Një surprizë e madhe në Lojërat Olimpike. Lamont Jacobs shkruan historinë në atletikë dhe për sportin italian duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike.

26-vjecari ka mbyllur garën finale të 100 metrave i pari në Tokyo me kohën 9:80, një rekord i ri europian por pertej rekordit fitorja e tij ishte një surprize e madhe pasi sprinteri italian nuk ishte aspak mes favoritëve.

Në vendin e dytê u rendit amerikani Fred Kerley me kohën 9”84 dhe në të tretin kanadezi Andre de Grasse me kohën 9”89.

Edhe vet italianët janë surprizuar dhe askush se priste që pasuesi i Usain Bolt të ishte pikërisht një garues italian dhe për Jacobs është një histori e jashtëzakonshme suksesi.

Për të ishte finalja e parë historike, madje edhe për Italinë ishte sportisti i parê që shkonte në një finale 100 m për meshkuj ku zakonisht kanë dominuar xhamajkanët dhe amerikanët prej shumë vitesh ndaj dhe ajo që ka arritur 26-vjecari do të mbahet mend gjatë.

Related posts

Nis takimi i Grupit G, Belgjika luan vetëm për fitore

Sadik.Autor

KONFIRMON FEDERATA POLAKE/ Bomberi Lewandowski humbet sfidën ndaj Anglisë. Ja arsyeja…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE REZULTATET E NDESHJEVE/ Ngec Milani dhe Arsenali, një shqiptar i shënon Olimpiakosit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment