Futboll La Liga

Presidenti i Barcelonës zbulon prapaskenat e transferimit të Coutinhos

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, gjatë prezantimit të përforcimit më të ri të skuadrës katalanase, ka drejtuar nga Philippe Coutinho fjalë falënderuese për të:

“Ju keni zgjedhur Barcelonën dhe ju falënderoj për vendosmërinë dhe dëshirën për të qenë këtu. Dëshiroj, gjithashtu, të falënderoj Liverpool-in, që bëri të mundur të arrijmë një marrëveshje. Sot jemi shumë të ngazëllyer për atë që bota e njeh Coutinhon si një lojtar të Barcelonës, çka jemi përpjekur të ndodhë që nga vera e kaluar. Nuk ishte e lehtë, por Coutinho ishte i lumtur të vinte këtu, ndaj përpjekjet dhe durimi i tij kanë qenë vendimtare për këtë transferim. Ne jemi shumë të kënaqur që një tjetër nga yjet e futbollit botëror zgjedh t’i bashkohet Barcelonës. Ka pasur klube të tjera të interesuara për Coutinho, por dëshira e tij për të qenë këtu e bëri atë t’i bashkohet projektit të trajnerit Valverde”

Related posts

REKORD UNIK NË CHAMPIONS/ Nuk kishte ndodhur kurrë më parë në histori, 5 trajnerë italianë…

F.autor

VIDEO, FOTO/ Ibrahimovic pritet si hero në LA Galaxy

Sadik.Autor

KLOPP E DO NË SKUADËR/ Liverpool i vendos ultimatum Mesfushorit Wijnaldum, pritet të marrë vendimin

Delo.autor

Leave a Comment