Futboll Sport

Ylli i Belgjikës pritet të jetë trashëgimtari i Cr. 7 te Real Madrid (FOTO)

Presidenti i Real Madrid raportohet se ka vendosur se cilin lojtar do që të zëvendësojë Cristiano Ronaldo-n pas largimit të tij të mundshëm tek Juventus, me yllin e Chelsea-t Eden Hazard në krye të listës.

Ronaldo pritet t’i bashkohet së shpejti Juve-s për 100 mln euro me portugezin që pritet të fitojë 30 mln euro në sezon.

Sipas Diario Gol, shefi i Bernabeu-t i ka dhënë fund ndjekjes së pashpresë të Neymar dhe i ka vënë syrin Hazard, i cili pritet të trashëgojë fanellën e famshme me nr. 7.

Belgu, i cili deri tani ka refuzuar të rinovojë kontratën me Chelsea-n dhe thuhet se kërkon të largohet nga Stamford Bridge, ka kohë që është në radarin e Los Blancos.

Perez thuhet të jetë bindur nga paraqitja fantastike e 27-vjeçarit në Kupën e Botës. Nuk do të ishte hera e parë që ai blen një lojtar që shkëlqen në Botëror, pasi më parë e ka bërë me James Rodriguez dhe Mesut Ozil.

Related posts

Pas akuzave për përdhunim/ IRINA “fundos” CR7: Kisha besim te ai, por më TRADHTONTE me…

Isa.Autor

MERR FUND DILEMA/ ARSENALI merr vendimin PËRFUNDIMTAR për RAMESEY (FOTO)

Isa.Autor

Ja për kë bën tifo Chiellini në finalen e Champions League

Sadik.Autor

Leave a Comment