Futboll Sport

LOJTARI I STANDARD LIEGE I BEFASON TË GJITHË/ ja momenti kur kap topin me dorë në mesin e fushës (VIDEO)

Jo pak herë futbollistët befasojnë me veprimet e tyre të menduara jo saktë. Në sfidën e përfunduar midis Standard Liezhit dhe Arsenalit 2-2, e cila mbylli fazën e grupeve të Europa Ligës kapiteni i ekipit belg M’Poku Ebunge bën një veprim të çuditshëm në përfundim të pjesës së parë. Futbollisti kongolez kontrollon topin me të dyja duart, por nuk priti që sfera të dilte jashtë vijës anësore duke harruar që topi ishte ende në lojë.

Veprimi i ka habitur të gjithë jo vetëm në fushë, por dhe në rrjetet sociale duke filluar të vënë në qendër të talljeve 27-vjeçarin. Ai i shpëtoi ndëshkimit duke marrë vetëm vërejtje nga gjyqtari i takimit.

Për sa i përket kualifikimit në raundin 1/16, Arsenali e mbylli fazën e grupeve në vendin e parë me 11 pikë ndërsa Standard Liezh detyrohet të kthehet në shtëpi teksa u pozicionua në vendin e tretë në grupin F me 8 pikë.

Related posts

Real Madridi në epërsi, Modric shënon gol fantastik (VIDEO)

Isa.Autor

Milan planifikon përforcimet, këto janë kërkesat e Gattusos

Sadik.Autor

ELEMINIMI NGA EVROPA/ Skënder Gega: Më vjen keq për djersën e djemve, nuk morëm atë që meritonim

F.autor

Leave a Comment