Futboll Sport

Lippi “kundër” Buffon, bekon Ronaldon bardhezi, parashikon fituesin e Botërorit

“Do të kisha preferuar që Buffon ta kishte përfunduar karrierën e tij te Juventusi, por ky është vetëm mendimi im”. Ky është qëndrimi i ish-trajnerit kampion bote të kombëtares së Italisë dhe Juventusit, Marcello Lippi, në lidhje me lamtumirën e portierit 40-vjeçar, që prej pak ditësh është zyrtarizuar te PSG-ja, në Ligue 1 të Francës.

Dy fjalë edhe për lamtumirën e mundshme të Buffonit nga ekipi kombëtar italian: “Unë mendoj se e ka mbyllur me kombëtaren e Italisë. Si njeri dhe profesionist, Buffon ka besnikëri të madhe. Me këtë dua të them që, nëse Italia ka nevojë për të, ai do të jetë në dispozicion”.

Trajneri i njohur italian, Marcelo Lippi, përfundon duke folur për ardhjen e mundshme të Cristiano Ronaldos te Juventusi dhe a mund të krijojë probleme paga e tij milionere te bashkëlojtarët e tjerë bardhezinj: “Lojtarët e Juventusit janë të zgjuar. Ata e dinë se Ronaldo nuk mund të ketë të njëjtën pagë si të tjerët, sepse edhe produkti i tij është krejt tjetër, çka e ka treguar në dekadën e fundit. Fakti ekonomik bëhet i fundit i problemeve.

Ai do të luajë edhe tri apo katër vite në nivele të larta, ndaj duhet të jemi të lumtur. Nëse ai vjen te Juventusi, jam i sigurtë se do të pasohet edhe nga të tjerë kampionë. Ne duhet të jemi të lumtur, sepse do t’i japë të tjera nuanca Seria A, do ta rikthejë kampionatin italian në lartësitë e dikurshme në Europë”.

Natyrshëm, një pyetje teknike nuk mund të mungonte për Lippin: Ku do të luajë Ronaldo në formacionin e bardhezinjve? Përgjigjia është e qartë: “Ai është një sulmues dhe ka një përqindje të jashtëzakonshme të shënimit të golave”.

Në mbyllje të intervistës për “Radio Anch’io”, Marcelo Lippi bën një parashikim edhe për fituesin e Kupës së Botës, që po zhvillohet në Rusi prej 14 qershorit: “Nëse kjo është një lojë, unë them Belgjika!”

Related posts

BEFASON PSG/ Klubi francez mohon INTERESIMIN për yllin e TOTTENHAM

Isa.Autor

MILAN NUK HEQ DORË/ Fillojnë përsëri tratativat për mesfushorin e Chelseat

F.autor

PAS FITORES NDAJ TEUTËS/ Shehi: Me Partizanin s’ka favorit, ja si do përgatitet Tirana nga ana psikologjike

Delo.autor

Leave a Comment