Futboll Sport

Gattuso: Kanë qenë 50 ditë shumë të vështira për mua

Gennaro Gattuso, trajneri i Milan, ka folur për zhvillimet fundit që kanë ndodhur në shtëpinë e kuqezinjve. Ai ka folur për problemet e pronësisë, që do ta detyrojnë skuadrën e tij të mos marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Europa League.

“Ndiej presion, por nuk jam i frikësuar. Nuk mund të bëj asgjë i vetëm, ky është një klub historik. Klubi i sotëm ka patur disa vështirësi, por nuk na ka munguar asgjë në aspektin ekonomik. Njerëzit dhe ekipi kanë qenë gjithmonë mirë”, ka thënë Gattuso.

“50 ditët e fundit? Unë them gjithmonë të vërtetën, nuk kanë qenë 50 ditë të lehta për mua, për mënyrën si i përjetoj situatat. Por mund të garantoj se kam kaluar situata shumë më të rënda në klube të tjerë, ja mësuar”.

“Jam i bindur se mund vetëm të përmirësohemi, kam dëgjuar shumë zëra në këto 50 ditë, se lojtarët duan të largohen. Deri më sot, askush nuk ka ardhur tek unë. Ndoshta, ndonjë menaxher, por unë nuk flas me menaxherët. Kemi një bazë të rëndësishme, të shohim nëse kjo skuadër do të përmirësohet ose jo”, ka përfunduar Gattuso.

Related posts

“KUQEZINJTË PUSHTOJNË SAN SIRON”/ Ja shifra rekord e regjistruar për sfidën ndaj Sassuolos

Delo.autor

Dështimi i tmerrshëm i Messit/ U braktis nga publiku dhe solli humbje të jashtëzakonshme

Isa.Autor

Frika nga sanksionet e UEFA-s, Milan gati të sakrifikojë blerjen e bujshme

Q.Autor

Leave a Comment