Futboll Sport

Barcelona largon ‘yllin’ që shkëlqeu në Botëror, gati lëvizja drejt Anglisë

Është një nga lojtarët që shkëlqeu në Botërorin e Futbollit 2018, por Barcelona ka vendosur që ta largojë nga skuadra.

6 muaj pas transferimit në Spanjë, mbrojtësi kolumbian Yerry Mina pritet që të shkojë drejt Premierligës angleze, shkruan SYRI.net.

Sipas raportimeve të fundit nga “Goal”, Everton ka mbyllur marrëveshjen dhe për transferimin e Minas do të derdhë në arkat e Barcelonës 24 milionë euro.

Gerard Pique dhe Samuel Umtiti janë dy lojtarët titullarët e mbrojtjes blaugranase por me ardhjen e Clement Lenglet nga Sevilla shanset për kolumbianin janë shumë të pakta dhe ai pritet të largohet drejt një tjetër destinacioni.

Sezonin që lamë pas Mina nuk kishte shumë minuta në dispozicion. Kujtojmë që Yerry Mina shkëlqeu në Botëror duke shënuar 3 gola.

 

Related posts

“KRITIKON” YLLIN E ARSENALIT/ Emmanuel Pettit: Ai është vetëm një fantazmë në fushë, tashmë…

Delo.autor

TRIUMFOJNË NË “BERNABEU”/ “Los Blancos” mposht me përmbysje Sevillan

Delo.autor

“HA M**”/ Plas sherri keq mes trajnerëve në miqësore. Shkak bëhet… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment