Futboll Sport

‘Topin e Artë’ apo Kupën e Botës? Ja kë zgjedh Mbappe

Kylian Mbappe po shkëlqen në Kampionatin Botëror dhe është një ndër kandidatët favorit për të marrë Topin e Artë.

Talenti 19-vjeçar thotë se dëshiron ta fitojë Kupën e Botës dhe se nuk është i interesuar për çmime individuale, siç është Topi i Artë.

“Është e paimagjinueshme. Është ëndërr jetësore, e një të ardhmeje, e gjithçkaje. Nuk kam fjalë”, tha Mbappe për TF1. “As në ëndrrat e mia më të mëdha nuk e kam imagjinuar këtë, edhe pse jam ëndërrimtar i madh. Nuk më bën për Topin e Artë, e dua Kupën e Botës”, insistoi ai.

Franca mbrëmë e siguroi një vend në finale të Kupës së Botës për herë të parë që prej vitit 2006, kur u mposht nga Italia, dhe do të përballet me Kroacinë apo Anglinë të dielën.

Related posts

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Benfica-Barcelona. Rezultati 3-0

Delo.autor

MILAN-LAZIO/ “Kuqezinjtë” kërkojnë me çdo kusht fitoren për të qëndruar në krye (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

RIKTHEHET DHUNA NË FUTBOLL/ Flet Trajneri i Maliqit: Ishim në rrezik për jetën… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment