Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Kukësi-Laçi. Rezultati 1-2

Do të luhet duke filluar nga ora 16:00, ndeshja mes Laçit dhe Kukësit, e vlefshme  për javën e 22-të në Kategorinë Superiore.

Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë të marrin maksimumin nga sfida e sotme, edhe për objektivat që kanë. Laçi kërkon të përfitojë nga ndalesa e Partizanit, por edhe nga njëra prej skuadrave mes Vllaznisë dhe Teutës, që luajnë mes tyre.

Duro do të kërkojë me çdo kusht fitoren, pasi do i afronte më shumë më vendin e parë. Megjithatë nuk do to të jetë aspak e lehtë, pasi përballë është Kukësi, që pavarësisht se nuk ka bërë një sezon të shkëlqyer, me skuadrat pretendente është shfaqur ndryshe.

 

LIVE: KUKËSI-LAÇI 1-2

Eze 58′ / Musta 4′ , Lushkja 74′  (p)

KOMENTI LIVE –

Mbyllet pjesa e parë

90+4′ Xhixha largohet për t’i bërë vend Kërçikut.

85′ Regi Lushkja merr një goditje në kokë me top pas një tentative në hyrje të zonës nga Demiri, stafi mjekësor i kurbinasve futet në fushë, por duket se Lushkja e ka marrë veten dhe futet në fushë.

77′  Kukësi kryen zëvendësimin e dytë, del nga fusha Dosantos duke i bërë vend Limajt.

74’ GOOOOOL LAÇI 1-2/ Regi Lushkja realizon me 11-metërsh. Mesfushori tregohet i saktë, duke e dërguar topin në krahun e kundërt.

72’ Penallti për Laçin. E fiton Redon Xhixha pas një dueli me Dragoshin. Futbollisti i skuadrës kurbinase rrëzohet brenda zonës, teksa për gjyqtarin nuk ka dyshime, 11-metërsh. Protestojnë ashpër verilindorët. Eze ndëshkohet me karton të verdhë!

71′ Dragoshi ndëshkohet me karton të verdhë.

65′ Laçi kryen zëvendësimin e parë, largohet nga fusha Ignjatoviç për t’i bërë vend Ramosit.

58’ GOOOOOL KUKËSI 1-1! Patrik Eze rikthen baraspeshën me anë të një goditje brenda zonës me të majtën dhe ai top përfundon në trekëndëshin e portës të Sherrit.

55′  Zëvendësim Kukësi, Baravikas i bën vend Gashit

51′ Gjatë një dyluftimi dëmtohen Ignjatoviç dhe Eze por pa probleme dhe rikthehen në fushën e lojës pas ndihmës mjekësore.

47′ Lulaj merr karton të verdhë.

46′ Ka nisur pjesa e dytë

PËRFUNDON PJESA E PARË:

45′ Redon Xhixha ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të parregullt.

44′ Deliu ishte i rrezikshëm pas një goditje nga jashtë zone i ndihmuar edhe nga një devijim dhe ai top përfundoi pranë shtyllës së mbrojtur nga portieri Xhika

35′ Redon Xhixha humbet një shans të artë përpara portës, ku ishte harruar nga mbrojtësit verilindorë dhe Xhixha nuk e shfrytëzon atë rast për të dyfishuar shifrat.

22′ Aksion i bukur i Laçit, kombinime të shpejta në zona të ngushta mes Xhixhës dhe Harmon, por tentativa e kurbinasve ndalet nga Xhika që shpëton një gol të sigurt

4′ GOOOOL LAÇI 0-1! Kurbinasit kalojnë në avantazh ndaj Kukësit, ku Emiliano Musta ka kaluar kurbinasit në avantazh 0-1 pas një goditje brenda zonës.

1′ Ka startuar sfida

Related posts

BUNDESLIGA/ Dortmund zhbllokohet me Sanchon, gol në ndeshjen e tij të 100 (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Ballkani josh titullarët e Teutës, pranë firmës me portierin rekordmen…

Delo.autor

BLERJE TË MËDHA NË MERKATON E VERËS/ Nga Donnarruma tek Sergio Ramos, PSG gati ta sundojë Europën

Delo.autor

Leave a Comment