Futboll Premier League Sport

Arsenal zyrtarizon blerjen e pestë, Emery: Kemi marrë një talent!

Arsenal ka kompletuar blerjen e mesfushorit të Lorient, Matteo Guendouzi për një shifër që nuk është zbuluar akoma. Lojtari i kombëtares franceze Under 20 ka luajtur 20 ndeshje me Loreint sezonin e kaluar dhe ka dalë nga akademia e PSG, prej ku është larguar në 2014-ën. Guendouzi mësohet të ketë nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me klubin anglez.

Trajneri i “Topçinjve”, Unai Emery, ka thënë: “Jemi të gëzuar për faktin se Matteo do të bashkohet me ne. Ai është një lojtar shumë i talentuar dhe kërkohej nga shumë klube. Ka një potencial të madh dhe ka fituar eksperiencë sezonin e kaluar te Lorient. Do të jetë një element shumë i rëdnësishëm për ekipin tonë të parë”.

Guendouzi është përforcimi i pestë i Arsenal në këtë merkaton pas marrjes së Lichtsteiner, Leno, Sokratis dhe Torreira.

Related posts

CIKLISTIT I VJEDHIN TROFEUN/ Armstrong i ofron një nga 7 kupat e tij

Isa.Autor

“ËNDRRA IME ËSHTË TË…”/ Mbappe largon Real Madrid, shprehet zyrtarisht mbi dëshirën më të madhe

Delo.autor

“SUNING GROUP” PRANË FALIMENTIMIT/ Interi sërish në shitje, pronarë arabë në “pole position”

Delo.autor

Leave a Comment