Futboll La Liga

Rakitic: Coutinho? U pagua një çmim i tepruar

Të shumtë janë ata që komentuan transferimin rekord të brazilianit Philippe Coutinho nga Liverpool te Barcelona, përtej hidhërimit të trajnerit të të “Kuqëve”, Jurgen Klopp, edhe kroati i katalanasve, Ivan Rakitic ka thënë fjalën e tij mbi transaksinin më të bujshëm të janarit që kishte për subjekt 25-vjeçarin.

Mesfushori blaugrana deklaroi se sipas tij klubi katalanas ka paguar një çmim shumë të lartë për ish-futbollistin e Liverpool. Pavarësisht rezervave të tij në lidhje me çmimin e brazilianit, kroati 29-vjeçar u shfaq i sigurtë për faktin se të gjithë i vlerësojnë cilësitë dhe aftësitë teknike të blerjes më të madhe të Barcelonës.

Opinioni im nuk ka rëndësi, por çmimi është shumë i lartë. Gjtihsesi këto kushte janë diktuar nga merkato. Çdo futbollist i mirë është i mirëpritur. Përgëzoj presidentin dhe të gjithë ata që kanë bërë të mundur këtë transferim. Tashmë Coutinho bën pjesë në familje.

E njohim të gjithë, jam i sigurtë se do të zbavitemi shumë dhe do të luftojmë për objektivat tonë. Duhet t’i japim kohë, ne do t’i japim ngrohtësi”, deklaroi Rakitic për median spanjolle, “Marca”.

Related posts

Empoli ruan kryesimin, Palermo nuk gabon në shtëpi, Llullaku-Vajushi në stol

Sadik.Autor

RUMANI-SPANJË/ “Furia e Kuqe” kërkon të thyejë “mallkimin” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

GLADIATORI I MESFUSHËS/ Rikthehet “pitbulli” Abrashi, tregon gjendjen e tij (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment