Futboll Sport

Marcelo pas Cristiano Ronaldos, edhe ai ndjek Juventusin…

Në vetëvete, lajmi nuk është absolutisht jo i mjaftueshëm për të afruar Marcelo te Juventus. Gjithsesi, për tifozët bardhezi është mëse i mjaftueshëm, kur vetëm 24 orë pas transferimit të shekullit, tashmë ëndërrojnë një tjetër yll të Real Madrid.

Mbrojtësi i majtë brazilian ka nisur të ndjekë profilin zyrtar të Juventus në “Instagram”. Mbase është vetëm një gjest afrimiteti në raport me CR7, me të cilin Marcelo është një mik shumë i mirë dhe jo vetëm për afrimitet gjuhësor. Por popullata bardhezi po ëndërron tashmë në rrjetet sociale. Për më tepër që çështja e krahut të majtë është ende e hapur te shtëpia e Juventus. Gjithçka është e lidhur me të ardhmen e një tjetër braziliani, Alex Sandro, gjithmonë pezull mes largimit dhe qëndrimit me rinovim të kontratës.

Related posts

“TEK LAZIO NUK MË DHANË MUNDËSI”/ Nani: Ja pse u ktheva në Serinë A

Delo.autor

PAS DËMTIMIT NË MIQËSOREN ME KATARIN/ Ja 3 kandidatët për të zëvendësuar Neymarin tek Brazili

Delo.autor

Irani bën mrekullinë duke barazuar ndaj Spanjës, por “VAR” i mohon golin

Sadik.Autor

Leave a Comment