Futboll Sport

Trajneri i Kroacisë: Askush nuk donte të dilte nga fusha

Kroacia bëri historinë një natë më parë duke siguruar finalen e Kampionatit Botëror pasi një triumfi 2-1 në shtesë ndaj Anglisë.

Ajo që ra në sy te skuadra ballkanase ishte se deri në përfundim të kohës së rregullt nuk kishte kryer asnjë zëvendësim.

Trajneri Dalic u shpreh pas ndeshjes, se dëshironte të kryente zëvendësime, por dëshira e madhe e lojtarëve që kishin nisur ndeshjen e bëri atë të mos zëvendësonte asnjë prej tyre deri në minutën e 90.

Ajo që bënë lojtarët tanë treguan forcë dhe nivel energjie. Desha të bëja zëvendësime, por askush nuk donte të dilte. Të gjithë vazhdonin të thoshin: ‘Mund të luaj, mund të vrapoj’. Disa lojtarë luajtën me lëndime të vogla, me të cilat nuk do të luanin në ndeshjet tjera. Dy lojtarë luajtën me gjysmë këmbe, por kjo nuk u vërejt!”, u shpreh pas ndeshjes trajneri.

Related posts

DOPIETA NDAJ TIRANËS/ “Heroi” Kaina: E falenderoj stafin që më besoi, ja kujt ia dedikoj golat…

Delo.autor

TALENTI ITALIAN/ Sarri kërkon sulmuesin italian tek Chelsea, do kushtoi 70 milion euro

Isa.Autor

REAL MADRID UDHËTON NË KANADA/ Zidane do të nisë përgatitjet për sezonin e ri, ja ylli që mungon

Delo.autor

Leave a Comment