Futboll La Liga Sport

Reali i Madridit vihet në lëvizje, 100 mln euro për zëvendësuesin e Ronaldos

Pasi arriti të transferojë Cristiano Ronaldon tek Juventusi, agjenti Jorge Mendes po përpiqet të “zbusë” disi zemërimin e tifozëve të Realit të Madridit. Sipas mediave italiane, Mendes është gati për të ndërmjetësuar një propozim të Real Madridit për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkoviç-Saviç.

Megjithëse nuk është agjent i Milinkovic-Saviç, Mendes është përfshirë në këtë tratativë dhe mund të ndihmojë Real Madridin të zëvendësojë Ronaldon.

Faqja në internet e gazetarit, Gianluca Di Marzio këmbëngul se Mendes është duke u përpjekur të ndërmjetësojë një propozim prej 100 milion euro, edhe pse kjo është shumë pak nga çmimi prej 120-150 milion euro të kërkuar nga Lazio.

Në garë për mesfushorin serb është dhe Manchester United.

Related posts

LUFTOI KUNDËR LEUCEMISË DHE COVID-19/ Trajneri Mihajlovic: Pata frikë për jetën, mezi pres të më thonë “cigan” m*ti

Delo.autor

“WEMBLEY” DO TË JETË “ZJARR”/ Ja sa tifozë kanë siguruar një biletë për sfidën Itali-Spanjë…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Debrecen-Kukësi. Rezultati 3-0

Delo.autor

Leave a Comment