Futboll Premier League Sport

Manchester United në negociata të avancuara për yllin e Real Madrid

Manchester United është në negociata të avancuara me Real Madrid për të marrë Gareth Bale, sipas lajmeve të fundit. “The Manchester Evening News” ka bërë të ditur se uellsiani është objektivi kryesor i “Djajve të Kuq”. Sipas shkrimit, edhe në rast se dy klubet bien dakord “Bale do të ketë fjalën e fundit”.

Në fillimin e kësaj jave, menaxheri i sulmuesit, Jonathan Barnett, ka thënë se: “Gareth do të flasë me trajnerin e Real, Julen Lopetegui dhe më pas do të vendosë”.

28-vjeçari ka një kontratë deri në 2022-in me kampionët e Europës në fuqi, por duhet të luftojë për një vend si titullar me Asensio dhe Isco.

Related posts

MERR FRYMË MILANI/ Përballë Juventusit rikthehet titullari i padiskutueshëm i Piolit

F.autor

SPEKTAKËL NË “ANFIELD”/ Firmino zhbllokon rezultatin ndaj Tottenhamit (VIDEO)

Delo.autor

Kukësi nuk përmbahet, ofertë Danilo Alveshit, jep 50 mijë euro për Plakun. Merkato edhe te Laçi

Sadik.Autor

Leave a Comment