Futboll Seria A

Pato mendon rikthim: Milan është shtëpia ime, nëse më kërkon…!

Në Kinë tërhoqi vëmendjen dhe i bëri të gjithë të flisnin për atë, për shkak të modelit dhe ngjyrës platin të flokëve, por gjithashtu edhe për numrin e golave, që tashmë është rikthyer të jetë i madh, si në kohët më të bukura të karrierës së tij.

Statistika pozitive dhe formë e mirë fizike që e bëjnë braziljanin Alexandre Pato nostalgjik për Milanin dhe gjithashtu optimist për një rikthim të mundshëm, te kuqezinjtë, ose të paktën në Europë.

Rezultate imazhesh për alexandre pato

“Milan është shtëpia ime, klubi i parë ku kam luajtur jashtë Brazilit, që më dha mundësinë të fitoj dhe të luaj në Europë me kampionë të mëdhenj. Jam i lumtur kur Milan fiton, jam një tifoz. Kam akoma shumë miq aty, dëgjohem gjithmonë me Galliani dhe Berlusconi nëpërmjet Whatsapp.

Tani ka pronarë të rinj në krye të klubit, por shpresoj që të qëndrojë gjithmonë madhështor. Sot jam në Kinë dhe ndihem mirë, por nëse do të mbërrinte ndonjë telefonatë nga Milan, ose nga një tjetër klub në Europë, do të mendohesha”, deklaroi sulmuesi i Tianjin Quanjian.

Related posts

Ariedo Braida përjashton rikthimin te Milanit

Sadik.Autor

Mbrojtësi i Barcelonës i “shkel syrin” Juventusit

Sadik.Autor

LAJME TË KËQIJA PËR MILAN-IN/ Ibrahimovic mbyll sezonin. Ja çfarë pritet të ndodhë me Europianin…

Delo.autor

Leave a Comment