Futboll Seria A

Juventus, ja si ndryshon skema pas dëmtimit të Dybala

Dëmtimi i pësuar nga Paulo Dybala në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Cagliari-t ka komplikuar planet e trajnerit Massimiliano Allegri në prag të fillimit të fazës së dytë të sezonit. Sulmuesi argjentinas, sipas lajmeve të fundit, do të mungojë për rreth 30-40 ditë dhe zëvendësuesi i tij nuk do të vijë nga merkaton.

Kështu, për t’i bërë ballë mungesës së sulmuesit, Allegri ka vendosur t’i besojë modulit 4-3-3, me tre mesfushorë, si Miralem Pjanic, Sami Khedira dhe Blaise Matuidi para mbrojtjes dhe në mbështetje të sulmit. Ndërsa, për në tredhëmbëshin sulmit, të cilit do t’i mungojë edhe Juan Cuadrado, do të ketë më shumë hapësira për Douglas Costa dhe Federico Bernardeschi, gati të shkojnë në ndihmë të dyshes Manduzkic-Higuain.

Edhe në ndeshjet e luajtura kundër Inter-it dhe Roma-s, kur Dybala është lënë në stol nga Allegri, Juventus ka zbritur në fushë me skemën 4-3-3. Ndërkohë, sistemi alternativ 3-5-2, i përdorur kundër Cagliari-t, ka kaluar në plan të dytë, të paktën për momentin.

Related posts

TRAJNERI ENRIQUE PRISTE PËRGJIGJE POZITIVE/ Stoli nuk po bind, Spanja në telashe të mëdha

Delo.autor

MILANI RINIS FESTËN/ Leonardo konfirmon: Kemi marrëveshje për talentin brazilian

Isa.Autor

REAGON PAS SHKARKIMIT/ Mourinho: Nuk kam asgjë për të thënë, nëse…

Isa.Autor

Leave a Comment