Futboll Seria A Sport

U largua nga Kombëtarja/ Flet agjenti i sulmuesit të Milanit: Është e kotë të flasësh

Nikola Kalinic ka bërë një sezon për tu harruar te Milani. Sulmuesi i kuqezinjve nuk ka mundur të tregojë vlerat e tij në kampionatin itlian. Problemet nuk mbaruan këtu për 30-vjeçarin, kjo pasi ky i fundit pati probleme edhe me Kombëtaren, duke u larguar nga trajneri për shkak të veprimeve aspak etike.

Së fundmi, lidhur me të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur me kroatin por jo vetëm, ka folur menaxheri i tij, Tomislav Erceg.

“Ajo që ka ndodhur ka ndodhur, nuk mund të kthehemi mbrapa. Duhet të shikojmë përpara dhe të bëjmë më të mirën për të ardhmen. Shpresoj dhe besoj se Kalinic do tregojë vlerën e tij në kampionat. Modriç për “Topin e Artë”? Uroj që të ndodhë.

Ai ka bërë një punë të mirë te Reali dhe te Kombëtarja. Kroacia ka lojtarë të mirë, fillo nga të rinjtë dhe mbyll me të vjetërit”, kanë qenë fjalët e Erceg lidhur me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur.

Related posts

LIVE/ Poloni-Kolumbi: Takimi ku humbja është e patolerueshme

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Estoni-Holandë. Rezultati 0-2

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Përflitet se do të mungojë kundër Anglisë, ja e vërteta për Armando Brojën

Delo.autor

Leave a Comment