Futboll Seria A Sport

Ju ka munguar Paolo Maldini? Tani e shihni si pjesë e këtij “ekipi”

Një goditje e madhe “merkatoje” për “DAZN Italy”. Shërbimi i transmetimit të drejtpërdrejtë dhe pjesa e kërkuar e “Perform Group”, ka njoftuar përmes kanaleve zyrtare sociale arritjen e Paolo Maldinit.

Ndër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit europian, 26 trofe të fituara me fanellën e Milanit, ish-kapiteni kuqezi ende mban rekordin e ndeshjeve të luajtura në Seria A (647) dhe të minutave në Kampionatin Botëror (2216).

Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, DAZN do të transmetojë 114 ndeshje ekskluzive të Seria A dhe të gjitha (472) ndeshjet e Seria B, nga të cilat 428 janë ekskluzive. Të drejta të tjera do të vijnë së shpejti.

Platforma “DAZN” do të transmetojë në internet me një ofertë multi-sportive prej 9.99 € në muaj, pa kontrata afatgjata, me mundësi të çabonimit në çdo kohë.

Related posts

ZYRTARE/ Mendon për të ardhmen, Interi rinovon me dy veteranët e ekipit. Ja emrat…

Delo.autor

Ja 3 gjyqtarët e UEFA-s që dënuan Skënderbeun (FOTO)

Sadik.Autor

Barcelona i plotëson kërkesat/ Samuel Umtiti drejt rinovimit

Sadik.Autor

Leave a Comment