Futboll La Liga Sport

Sevilla humbet copëzat e mbrojtjes, drejt largimit edhe Kjaer

Pas Lenglet Sevilla mund të humbasë një tjetër lojtar të rëndësishëm në mbrojtje, Simon Kjaer. Lojtari danez që ishte protagonist me kombëtaren në Botërorin e Rusisë është në radarët e Marseille dhe Lyon të cilët po përplasen për të njëjtin emër në merkato.

Kjaer ka kontratë deri në vitin 2021 me andaluzët të cilët e paguan 12.5 mln euro një vit më parë dhe tani kërkojnë të paktën 15 mln euro për kartonin e 29-vjeçarit.

Në Francë shikojnë ekipin e Marseille si më të avantazhuar pasi edhe Rudi Garcia ka kontaktuar me lojtarin dhe tani mbetet për tu bindur Sevilla që të privohet nga një tjetër mbrojtës.

Related posts

MBROJTËSI I ITALISË REFUZON TË UDHËTOJË ME KOMBËTAREN/ 31-vjeçari bën gjestin e madh për fëmijët e sëmurë (FOTO)

Delo.autor

Lena: Peng titulli me Flamurtarin. Transferimi në Suedi dështoi

Q.Autor

E BUJSHME/ FIFA ndryshon lojën për spektaklin, ja rregullat e reja në futboll

Delo.autor

Leave a Comment