Futboll La Liga Sport

MISIONI NEYMAR/ Real Madridin e ka të pamundur të ofrojë brazilianin sepse…

Me largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi, në klub është krijuar një boshllëk ku janë shumë të paktë ata të cilët mund ta mbushin. I pari në listë është Neymar, ëndrra e madhe e presidenti Florentino Perez. Prej vitesh klubi spanjoll është përpjekur që ta blejë atë por nuk ia ka dalë. Me klubin tij aktual, PSG-në, braziliani ka pasur një vit të mbushur jo vetëm me gëzime. Shqetësimet kanë qenë të shumta, e mediet vazhdimisht kanë raportuar se ai ka menduar largimin.

Ndërsa udhëtoi drejt Brazilit për t’u rikuperuar, vetë presidenti i klubit Nasser Al-Khelaifi e vizitoi në vendlindje, ku e siguroi se klubi do të bënte gjithçka që t’ia plotësonte dëshirat e që ai të ndihej rehat. E tani që Reali po diskuton me të e po mendon t’i bëjë një ofertë të majme, klubi parisien po merr masat e veta.

PSG-ja është gati që t’ia rrisë rrogën nga 37 milionë euro neto që merr aktualisht, në 50 milionë euro në një vit. Me të tillë pagesë, ai do të bëhet njësoj si edhe Lionel Messi. Në kontratën e Neymar-it nuk ka klauzolë shitjeje dhe kjo do të thotë që nëse braziliani i kërkon klubit të ikë, atëherë kjo do të kryhet.

Për këtë arsye, parisienët kanë gati ofertën e re faraonike. Por te Reali ka një plan B. Nëse Neymar nuk vjen, atëherë të gjitha përpjekjet do t’i kushtohen talentit francez Kylian Mbappe. Ai është 7 vjet më i ri se braziliani dhe në këtë botëror ka befasuar me paraqitjet e tij. Për më tepër që do të kushtojë më pak.

Related posts

SFIDA NDAJ ALAVES/ Talenti Fati nuk bën pjesë në listën e Barcelonës, ja shkaku

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Celta Vigo-Real Madrid. Rezultati 1-3

Delo.autor

Dënimi për Milanin është vetëm një vit, UEFA bëri lëmsh gjithë Europën

Sadik.Autor

Leave a Comment