Futboll Seria A

Skuadrat B në Itali, Tommasi mbështet idenë

Kandidati për kreun e Federatës Italiane të Futbollit, Damiano Tommasi ka premtuar se do të aprovojë menjëherë propozimin për krijimin e skuadrave B, nëse zgjidhet.

Ish mesfushori i Romës dhe Kombëtares Italiane ka vlerësuar idenë e dhënë për krijimin e skuadrave B dhe ka pranuar se nëse zyrtarizohet si president, do t’i hapë rrugë menjëherë këtij projekti.

“Një nga propozimet më interesante që më ka ardhur, është krijimi i skuadrave B. Mendoj se mund t’i hapim rrugë menjëherë këtij propozimi dhe të gjitha skuadrat e interesuara, të krijojnë ekipin e tyre B. Shembujt për këtë i kemi si nga Spanja, ashtu edhe nga liga të tjera europiane”, tha Tommasi.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Manchester United interesohet për yllin e rivalëve në Premier…

Delo.autor

DISFATA NDAJ FIORENTINËS NË “ALLIANZ STADIUM”/ Ronaldo: Rezultat i papranueshëm, por në fund ne… (FOTO)

Delo.autor

FSHF: Sistemi i liçensimit ka qenë dhe mbetet vetëm atribut i Federatës. Vetë klubeti hedhin bilancet e tyre cdo vit, askush tjetër!

Sadik.Autor

Leave a Comment