Futboll Sport

Monako sjell ters, Kroacia ka frikë për finalen e Kupës së Botës (DETAJET)

Kohë Botërori, kohë ndeshjesh të mëdha dhe natyrisht është kohë besëtytnish, duke gjetur lloj-lloj koincidence për të besuar se historia do të përsëritet.

Interesante është koincidenca e çuditshme që bashkon 4 portierë të 4 finaleve të fundit të Kupës së Botës, Bartez, Stekelenburg, Romero e Subashiç.

Bartez iste në portë në vitin 2006, kur Franca humbi ndaj Italisë, ndërsa më parë në karrierë kishte luajtur edhe për Monakon.

Në vitin 2010 holandezi Stekelenburg mposhtej në finale nga Spanja dhe pak më vonë transferohej te Monako. Argjentinasi Romero luante pikërisht te Monako kur humbi finalen e Kupës së Botës kundër Gjermanisë në vitin 2014.

Tani Kroacia me të drejtë shqetësohet, sepse portieri i saj Subashiç luan te Monako. Nëse historia përsëritet, do të flitet për mallkimin e Monakos.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

NDESHJA NDAJ LIVERPOOL/ Solskjaer merr lajmin e keq, ja ylli që do të mungojë

Delo.autor

NUK NDALET LAZIO/ Realizon dy gola në 1 minutë, ja “PERLAT” (VIDEO)

Delo.autor

“SUAREZ NUK MBRON FENOMENËT SI PRILLO, RRALLË DALIN…”/ Van Gal: Dikur kam qenë si Konte, ngjaj me Kapelon

Delo.autor

Leave a Comment