Futboll Premier League Sport

QESHARAKE/ Ja si stërviten lojtarët e Chelsea pa trajner (FOTO)

A janë mërzitur lojtarët nga largimi i Contes? Të premten ne mëngjes është zhvilluar seanca e parë stërvitore e Chelsea-t pa trajnerin italian Antonio Conte, pas shkarkimit të tij zyrtar nga posti drejtues në Stamford Bridge.

Skuadra është informuar për largimin e trajnerit zyrtarisht nga klubi para zyrtarizimit të tij. Ekipi as nuk kishte shtuar qoftë edhe një fjalë për të falenderuar Conten për kontributin e tij në informacionin e largimit të tij. Po lojtarët a janë mërzitur nga ky largim?

Mesa u vu re në ditën e parë të stërvitjes pa trajnerin, ata ishin gati për ndryshimin, jo vetëm që nuk u shfaqën të mërzitur por janë fotografuar duke buzëqeshur me njëri-tjetrin dhe mjaft të lumtur.

Maurizio Sarri ka nënshkruar për dy vite me londinezët, por zyrtarizimi i tij do të bëhet të hënën, pas mbylljes së Botërorit.

Related posts

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja West Brom-Manchester United. Rezultati 1-1

Delo.autor

LIVERPOOL-ARSENAL/ Klopp konfirmon mungesën e madhe (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Brazili fiton në frymën e fundit, vendos sërisht Coutinjo dhe Neymar (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment