Futboll Premier League

Mourinho kërkon transferimin e yllit të Chelseas, nëse nuk kryhet portugezi kërcënon me largim

Jose Mourinho iu ka kërkuar drejtuesve të Manchester Unitedit ta transferojnë N’Golo Kanten gjatë verës, nëse dëshirojnë që ai të vazhdojë të jetë trajner i skuadrës, raporton Don Balon.

Në dy sezonet e fundit, Kante ka treguar se mbase ai është lojtari më vendimtar që e ka pushtuar Premierligën angleze.

Mesfushori francez i ka fituar dy tituj të Premierligës në dy sezonet e fundit, me Leicester Cityn papritmas para dy viteve dhe sezonin e kaluar me Chelsean.

Por, këtë sezon duket se ai do të dështojë ta përsërisë një gjë të tillë, pasi Manchester City spektakolar i Pep Guardiolas është shkëputur larg në renditjen tabelore dhe është në rrugë të mirë për ta siguruar titullin para kohe.

Kante është bërë lojtari i dëshiruar nga Jose Mourinho për sezonin e ardhshëm. Në fakt, portugezi tashmë i ka dhënë ultimatum Manchester Unitedit: transferimi i yllit francez është kërkesa që ai ta vazhdojë punën në “Old Trafford”.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Gareth Bale kthehet te Real Madrid, por humb numrin “e tij”

Delo.autor

U SHPALL KAMPION I EUROPËS/ Dikur ëndërronte të takonte Gerrardin, sot talenti ka fiton Championsin (FOTO)

Delo.autor

FAT, SHERR DHE 3 PIKË/ Tottenham mposht Evertonin e Ancelottit

Delo.autor

Leave a Comment