Futboll Sport

Ishte spektator në Botëror/ Lo Celson e mori në qafë një veprim ndaj Mesit…

Një nga misteret më të mëdha të paraqitjeve të Argjentinës në Rusi 2018 ishte se pse një nga mesfushorët më të talentuar dhe që llogariteshin si titullarë, Xhovani Lo Celso, kishte ndjekur këtë aktivitet si spektator, pa u aktivizuar nga Horge Sampaoli. Futbollisti i PSG shihet si një nga emrat e të ardhmes së kombëtares argjentinase dhe për shumëkënd, qëndrimi i tij në pankinë ka krijuar çudi.

Gazeta argjentinase “El Clarin” ka zbuluar më në fund arsyen se pse ai u “gozhdua” në stol dhe me sa duket faj për këtë ka Lionel Mesi. Gjithçka ka filluar në ditët e para të grumbullimit në Rusi me një sfidë mes dy futbollistëve në stërvitje. Lojtari i PSG-së ka fituar me rezultat të thellë ndaj Mesit në “futboll-tenis” dhe kjo nuk i ka pëlqyer “Pleshtit”.

Aq më pak i ka pëlqyer atij fakti se gjatë një prej ndeshjeve të kontrollit, Lo Celso e ka sfiduar duke i kaluar topin mes këmbëve. Që nga ai moment, fati i mesfushorit 22 vjeçar ishte i shkruar dhe ai ndoqi gjithë ndeshjet e përfaqësueses si spektator.

Mesi ka vendosur veton edhe për mbrojtësin Facio të Romës. Numrit 10 nuk i kishte pëlqyer mënyra se si niste lojën me pasime futbollisti i prapavijës e Sampaoli e ka kënaqur duke e mbajtur në stol. Duke parë se si shkuan gjërat në Botëror, ndoshta do të ishte më mirë që kapriçot e Mesit të mos merreshin parasysh.

Related posts

DYSHIMET PËR TRUKIM/ Laçi i përgjigjet presidentit të Luftëtarit: Do njoftojmë Prokurorinë… (FOTO)

Delo.autor

Ja cili është futbollisti i parë që merr më shumë se 100 milionë euro në sezon

Sadik.Autor

PAS FITORES NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Shehi: Jemi skuadër që gjithmonë kemi qenë për…

Delo.autor

Leave a Comment