Futboll Seria A Sport

De Biasi: Ronaldo i jep prestigj Serie A, ja kush janë rivalët e Juventusit

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, foli në mikrofonët e “Rmc Sport” për blerjen e Ronaldos nga Juventusi dhe për rivalitetin që do të ketë në Serie A në sezonin e ri.

“Blerja e Ronaldos nga Juventusi më jep kënaqësi të madhe, sepse është lojtari më i fortë në botë. Ai i jep prestigj Serie A. Gjithashtu jep një ndërgjegjësim më të madh për shokët e ardhshëm të skuadrës, ku do të jetë frymëzues i madh në dhomat e zhveshjes së Juventusit.

Tani shanset janë më të mëdha për të fituar Ligën e Kampionëve. Me Ronaldon goli është i sigurtë, por ai nuk duhet të detyrohet të kthehet në mbrojtje”, tha fillimisht De Biasi.

Përsa i përket serie A, ish-tekniku kuqezi tha: “Ekipet që mund ta ‘ngacmojnë’ Juventusin janë Inter, Roma dhe Napoli, që për momentin më duken në të njëjtin nivel”.

Related posts

Marrin fund dilemat/ Flamurtari zgjedh trajnerin për sezonin e ri

Sadik.Autor

Nadal në dyshim për Wimbledonin: Jam i lodhur fizikisht e mendërisht

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Januzaj i kundërpërgjigjet Götze, shikoni golin e realizuar nga mesfushori shqiptar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment