Futboll Sport

Dalic i fokusuar te finalja jo te Premiere Liga

Zlatko Dalic është turpëruar kur është pyetur nëse ai dëshiron që ta drejtojë ndonjë skuadër në Premier Ligë.

Dalic është bërë një figurë e rëndësishme në Kroaci, pasi ka arritur t’i dërgojë kroatët për herë të pare në finale të Botërorit ku do të përballen me Francën, transmeton Gazeta Express.

“Unë nuk mund të mendoj njëherë për të ardhmen time sepse mund ta japë një mesazh të keq te disa kroatë derisa ne jemi duke u munduar që të bëhemi skuadra më e mirë në botë”, tha Dalic.

“Por ndoshta. Tani duhet të provojmë që të bëjmë diçka të madhe”.

“Kam filluar në një klub të vogël. Ju kam thënë atyre se një emër i madh është i barabartë me një gabim të madh që kushton shumë para”.

“Por unë kam thënë gjithnjë: Ma jepni Barcelonën pse Real Madridin dhe do të fitoj tituj”.

“Ne nuk jemi të respektuar në Evropë, edhe pse trajnerët si Slaven Bilic dhe Nikoa Kovac kanë rezultate të mëdha. Unë kam filluar nga fundi dhe në një vit kam qenë trajneri më i mirë në Azi”.

Related posts

Barcelona përgatit ofertë të lartë për mbrojtësin e Tottenhamit

Q.Autor

LIVE/ Milan-Bologna, Destro ngushton diferenën për miqtë

Delo.autor

SUPER UZUNI MAHNIT HUNGARINË/ Ylli shqiptar barazoi pas 60 vitesh “Perandorin” që fitoi “Topin e Artë”

Delo.autor

Leave a Comment