Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Mediat në Qipro “parakalojnë” UEFA-n, zbulojnë arbitrin e ndeshjes me Laçin

Pak ditë pas përfundimit të aktit të parë midis Laçit dhe Anorthosis, mediat qipriote kanë nxjerrë në dritë emrin e gjyqtarit që do të japë verdiktin e takimit të kthimin në Shqipëri. Sipas tyre UEFA do t’ia besohë “bilbilin” lituanezit Donatas Rumsas.

Edhe pse me një moshë të re në fushën e arbitrimit, 30-vjeçari ka një eksperiencë të gjatë në misionin e arbitrimit.

Ai mban plot 102 takime të gjykuara në karrierë. Në kompeticionet europiane dhe ndërkombëtare Rumsas ka gjykuar 20 herë ku dallojnë 3 takime për Europa LEAGUE dhe 3 takime përfaqësuesesh.

Zyrtarizimi do të jepet nga UEFA, por gjasat janë që lituanezi do të gjykojë në datën 19 korrik.

Related posts

ZYRTARE/ Veseli bashkohet me skuadrën e re, firmos në Itali

F.autor

BOTËRORI 2022/ Pas 3 minutash lojë, Kumbulla shpërdoron një rast të artë ndaj San Marinos (VIDEO)

Delo.autor

APELIMI NË GJYKATËN E BRUKSELIT/ KAS shuan shpresat e Skënderbeut (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment